26-vjeçari Johnson Wen u shpall fajtor për prishje të rendit publik, pasi ai kapërceu barrierat dhe iu afrua Grande-s në premierën aziatike të filmit Wicked: For Good javën e kaluar.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë se ai e kapi këngëtaren për shpatullash, ndërsa ajo dukej e tronditur. Autoritetet thanë se dënimi është një paralajmërim kundër sjelljeve të rrezikshme në evente publike.








