Një i vdekur dhe dy të plagosur në Mitrovicë

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë të Kosovës ku është përdorur arma e zjarrit. Një person ka mbetur i vdekur ndërsa dy të tjerë të plagosur si dhe i dyshuari i lënduar e që më pas edhe është arrestuar, njofton Klan Kosova. Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitë policore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë” tha Zahiti.

 

LEXO EDHE:

Back to top button