Një meteorit goditi një shtëpi në New Jersey

Një meteorit goditi një shtëpi në New Jersey

Autoritetet amerikane njoftuan se një meteorit goditi një shtëpi në Hopewell Township të New Jersey dhe shkaktoi dëme në çatinë dhe dyshemenë e dhomës.

Gjatë incidentit nuk ka pasur të lënduar apo viktima, raporton rrjeti kabllor amerikan, cnn.

“Një meteorit depërtoi në çati dhe ra në dhomën e gjumit të babait tim. Fatmirësisht në atë moment nuk ishte askush në shtëpi. Kur gjeta objektin mendova se ishte gur. Por, kur e mora në duar, vura re se ishte ende i ngrohtë”, tha Suzie Kopp, vajza e pronarit të shtëpisë.

Policia është ende duke punuar për të përcaktuar natyrën e saktë të objektit, megjithëse zyrtarët dyshojnë se ka lidhje me shiun aktual të meteorëve, të quajtur Eta Aquariids.

Shiu i meteorëve Eta Aquariid është një fenomen vjetor në të cilin mbeturinat nga kometa e famshme e Halley bien në atmosferën e Tokës.

Ngjarja qiellore pritej të arrinte kulmin të shtunën e kaluar, sipas parashikimeve të Shoqatës Amerikane të Meteorëve, megjithëse do të zgjasë deri më 27 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button