Serafimovski: Disa banesa në Ohër mund të shkojnë deri në 1500 euro për metër katror

Serafimovski: Disa banesa në Ohër mund të shkojnë deri në 1500 euro për metër katror

Çmimi i banesave në Ohër mund të jetë i ngjashëm me çmimin e banesave në Shkup, kështu u shpreh në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës për Ndërtimtari pranë Odës Ekonomike. Sipas tij, rritja e çmimit vjen si rezultat i kërkesave të mëdha dhe kufizimit të ndërtimeve të reja për shkak të moratoriumit të UNESKO-s.

“Në Ohër presim që çmimi i banesave të arrij, përafërsisht si në Shkup, por të banesave në lokacione atraktive, si në qendër të qytetit. Ka banesa në periferi çmimet e të cilave gjithashtu janë rritur dukshëm. Por në qendër të Ohrit presim që banesat të shiten deri në 1500 euro për metër katror”, tha Serafimovski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button