Një objekt misterioz gjendet në një plazh në Japoni

Një objekt misterioz gjendet në një plazh në Japoni

Një sferë e madhe metalike është gjendur në një breg japonez, duke shkaktuar konfuzion tek vendasit dhe pyetje rreth origjinës së saj.

Autoritetet dhe ekspertët, përfshirë ekipin e asgjësimit të bombave, iu deshën orë të tëra për të identifikuar objektin misterioz që u gjend në një plazh në Hamamatsu.

Derisa të bëhet kjo, objekti ka rrëmbyer imagjinatën e vendasve dhe humorin e tyre.

Disa e quajtën atë “veza Godzilla” dhe “objekt hapësinor”, “një mini UFO që u rrëzua në plazh”, një djalë japonez bëri shaka duke thënë se “hëna ra nga qielli”.

“Filmat thriller zakonisht fillojnë kështu,” tha dikush.

Objekti i pazakontë u pikas në breg nga dy banorë të zonës, të cilët informuan autoritetet, të cilët nga ana e tyre rrethuan zonën dhe ndaluan njerëit t’i afrohen bregut.

Televizioni japonez tregoi imazhe të dy zyrtarëve lokalë duke inspektuar sferën metalike, rreth 1.5 metra në diametër, në plazhin Ensuhama. Në vendngjarje shkuan piroteknistët dhe konfirmuan se nuk kishte asgjë brenda, as eksploziv, kjo i qetësoi vendasit ndaj rrezikut të një kërcënimi.

Mirëpo, një burrë që vraponte në këtë plazh çdo ditë tha për mediat japoneze se ishte i befasuar nga njerëzit që ndodheshin në vendngjarje pasi ai vetë ka disa kohë që e ka parë topin metalik në vend. “Unë u përpoqa ta shtyja, por ajo nuk lëvizte”, tha ai për NHK.

Autoritetet lokale kanë thënë se objekti do të hiqet së shpejti.

Ky zbulim nuk do të kishte shkaktuar aq shumë habi dhe dyshime nëse gjetja e tij nuk do të përkonte me rrëzimin e balonës së supozuar të spiunazhit kinez mbi Shtetet e Bashkuara. Japonia ka akuzuar Kinën se ka përdorur balona spiunazhi, në vitin 2019, Pekini mohon pretendimet për spiunazh.

LEXO EDHE:

Back to top button