Një polic ikën nga gratë në protestat kundër mobilizimit në Rusi

Protesta të mëdha dhe përleshje me policinë shpërthyen sot në Makhachkala, kryeqyteti i republikës ruse të Dagestanit, ku qytetarët kundërshtuan mobilizimin ushtarak për luftën në Ukrainë, me urdhër të autoriteteve.

Në incizimet e shumta të protestave të ditës së sotme shihen edhe skena të pazakonta. Në një video, një grup prej një duzinë grash mund të shihet duke sulmuar një oficer policie, i cili fillon të ikë përmes turmës.

Pamjet e tjera tregojnë policinë duke ndjekur protestuesit dhe rekrutët nëpër rrugët e Makhachkala.

 

LEXO EDHE:

Back to top button