Një tjetër prodhues telefoni po e nxjerr karikuesin nga kutia

Pas Apple dhe më pas Samsung, një tjetër prodhues i celularëve ka eliminuar karikuesin nga paketimi.

Oppo ka quajtur teknologjinë e saj të karikimit të shpejtë SuperVOOC e cila arrin rezultate të shkëlqyera. Megjithatë, asgjë nuk zgjat përgjithmonë – kompania Oppo ia dha audiencës lajmin e keq gjatë prezantimit të serisë së telefonave Reno8 në tregun evropian.

Mirupafshim karikues

Sipas Zëvendës Presidentit të Operacioneve të Oppo, Billy Zhang, duke filluar nga viti i ardhshëm mund të presim që karikuesit të mungojnë në paketimin e disa pajisjeve. Zhang tha: “Vitin e ardhshëm do të heqim karikuesin nga paketimi i disa produkteve, por kemi një plan sepse e dimë që nuk është e lehtë për klientët tanë të marrin një karikues SuperVOOC. Ne planifikojmë të zgjerojmë operacionet tona, por do t’i vëmë të njëjtët karikues të disponueshëm në dyqane, në mënyrë që t’i blini dhe të vazhdoni t’i përdorni edhe kur ndryshoni telefonin tuaj.

Pra, ne po e heqim karikuesin, por mos u shqetësoni se do të mund ta blini veçmas në dyqanet ku do të jetë i disponueshëm i njëjti karikues pasi të planifikojmë ta heqim nga paketa juaj me aparate të zgjedhura.”

Sikur nuk u munduan shumë për shpjegimin.

Cila eshte arsyeja?

Në këtë pikë, disa prodhues të mëdhenj të telefonave celularë kanë vendosur të eliminojnë karikuesin nga paketimi. E para ishte, natyrisht, Apple, e ndjekur nga Samsung, kështu që ishte logjike të pritej që prodhuesit e tjerë të telefonave celularë të ndiqnin trendet. Të mos harrojmë, e gjithë kjo me arsyetimin se hedhja e karikuesve nuk bën mirë për ambientin dhe shpjegime të ndryshme gjysmë logjike. Dhe nuk duhet harruar fakti që çmimet e aparateve nuk ulen me sasinë e karikuesit, por rriten.

Situata me telefonat Oppo është pak më specifike për shkak të vetë teknologjisë së karikimit SuperVOOC, e cila arrin shpejtësi të lartë dhe ishte një nga funksionalitetet që e ndau këtë prodhues nga konkurrenca. Mbetet të presim dhe të shohim se me çfarë plani do të dalë kjo kompani dhe si do të ndryshojë nga pjesa tjetër e gamës së celularëve tani e tutje.

LEXO EDHE:

Back to top button