Një vajzë 11 vjeçe u vra pas sulmit me raketa ruse në rajonin e Kharkiv

Një vajzë 11 vjeçe u vra pas sulmit me raketa ruse në rajonin e Kharkiv

Guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Synyehubov, ka thënë se një vajzë 11-vjeçare u vra në një sulm me raketa ruse në qytetin Chuhuiv, në rajonin lindor të Ukrainës.

Synyehubov tha se raketat shkaktuan gjithashtu dëme në “infrastrukturën kritike, në sektorin privat, në një ndërmarrje dhe në një pikë karburanti”, transmeton Telegrafi.

Ai tha në Telegram:

“Një fëmijë i pafajshëm vdiq nga terrori rus”.

“Fatkeqësisht, vajza 11-vjeçare e shtruar në spitalin e Chuguyev ka ndërruar jetë nga plagët e marra”.

“Një grua tjetër u plagos pas sulmeve në Chuguiev; gjendja e viktimës është mesatare”.

Raporti nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

LEXO EDHE:

Back to top button