Një vit e tetë muaj burg për pronarin e “Besa Trans”, 800 mijë denarë gjobë për kompaninë

Një vit e tetë muaj burg për pronarin e “Besa Trans”, 800 mijë denarë gjobë për kompaninë

20 muaj burg për pronarin e Kompanisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu dhe 800 mijë denarë gjobë në cilësi dëmshpërblimi për kompaninë është verdikti gjyqësor që ndërlidhet me tragjedinë e 23 nëntorit të vitit 2021 në Bullgari kur si pasojë e aksidentit, jetën e humbën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. Gjykata ka konstatuar se Bekim Haxhiu në cilësinë e pronarit të kompanisë ka qenë në dijeni dhe ka lejuar që autobusët e subjektit të tij të kalojnë kufirin me Bullgarinë për 20 herë nga janari deri në nëntor të vitit 2021 me certifikatë të falsifikuar të licencës, përkatësisht me licencë të autobusëve tjerë. Mbrojtja tha se do të ankohet për lartësinë e dënimit, ndërsa përfaqësuesi i akuzës tha se pas marrjes së vendimit në formë të shkruar do të vendos nëse do të ankohet për dënimin e vogël ndaj Haxhiut dhe kompanisë ose jo. /Alsat.mk

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button