Njëra makinë kishte defekt! MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dhënë detaje shtesë nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, respektivisht në afërsi të fshatit Zhelinë, përcjell Alsat. Nga MPB njoftojnë se viktima ka qenë një këmbësorë, i cili kishte ndaluar në autostradë pas një defekti të një makine,  ndërkaq në aksident kanë qenë të përfshira gjithsej katër makina.

“Dje në ora 16.40 më SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, tek mbikalimi i Treboshit, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës ,,Golf“ me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi M.A. (33) nga fshati Trebosh i Tetovës dhe mjeti ngarkues ,,Mercedes“ me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar P.M. (34) nga Shkupi, me çka janë përplasur me veturën ,,Opel zafira“ me targa të Tetovës në të cilën e kishte parkuar personi Sh.T. (49) nga Tetova dhe mjetin ngarkues ,,Pezho“ me targa të Tetovës, që për shkak të një defekti e kishte parkuar personi E.K. (27) nga Tetova. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësori F.R. (45) nga Tetova, i cili paraprakisht kishte qenë bashkudhëtarë në mjetin ngarkues ,,Pezho“, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori E.K. i cili paraprakisht kishte parkuar të njëjtën veturë dhe lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari në veturën ,,Golf“ E.L. (31) nga Tetova, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës”, shtojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button