Njëri u hoq si francez e tjetri austriak, arrestohen në aeroportin spanjoll çifti shqiptar me pasaporta të falsifikuara

Njëri u hoq si francez e tjetri austriak, arrestohen në aeroportin spanjoll çifti shqiptar me pasaporta të falsifikuara

Agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë kanë vënë në pranga dy shqiptarë të cilët janë paraqitur në një aeroport të vendit me pasaporta të falsifikuara. Të arrestuarit, sipas raportimeve, janë një 29-vjeçar dhe një 22-vjeçare, të dy me kombësi shqiptare dhe pa precedent, si autorë të dyshuar për falsifikim të pasaportave.

Vonë pasdite, një çift u shfaq në aeroportin Federico García Lorca në Granada-Jaén, për të kapur një fluturim për në Londër.

Policët që po kryenin kontrollin kufitar të Aeroportit, kanë konstatuar praninë e këtyre dy personave në pikën e kontrollit dhe gjatë kontrolleve kanë vënë re se vajza kishte pasaportë francezë ndërsa 29-vjeçari pasaportë austriake.

Pasi këto dokumente u verifikuan, agjentët vunë re se, megjithëse kishin fotot e udhëtarëve në fjalë, të dyja pasaportave u mungonin disa nga masat e sigurisë që garantonin origjinalitetin e tyre.

Këto nuk ishin të vetmet anomali dokumentare të konstatuara nga policia e specializuar për zbulimin e dokumenteve të rreme të udhëtimit në kufi, pasi u sekuestruan edhe lejet e drejtimit që mbanin, identiteti i të cilave përputhej me ato që dilnin në pasaportat e falsifikuara.

Mes sendeve që çifti mbante, u gjetën edhe pasaportat shqiptare që i korrespondonin realisht, me identitetin e tyre real që mund ta verifikonin përmes konsullatës shqiptare. Pas arrestimit, çifti i shqiptarëve u dërguan në Komisariatin e Policisë Krahinore dhe tashmë janë vënë në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

LEXO EDHE:

Back to top button