Ai ka pësuar lëndime të rënda në përballjen me kafshën, por pritet të shërohet.
Ngjarja e papritur ndodhi të martën rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale.
“Ajo ra në tokë dhe burri i saj u hodh mbi kafshë për të parandaluar sulmin. Ariu i ka shkaktuar lëndime të rënda në krah dhe këmbë, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën”, tha policia në një deklaratë, raporton BBC .
Një fqinj erdhi në ndihmë dhe qëlloi me pushkë arushin. Kafsha e plagosur u tërhoq në pyll, ku vdiq nga plagët e marra. Burri u dërgua në spital ku po trajtohej.
Shkencëtarja Alyssa McCall shpjegon se arinjtë polarë rrallë sulmojnë njerëzit. Shumica e sulmeve ndodhin kur arinjtë janë të uritur, të rinj dhe me humor të keq.
Ajo gjithashtu jep këshilla të rëndësishme nëse vini ballë për ballë me këtë kafshë: “Nëse ju sulmon një ari polar, mos luani i vdekur – është








