21 përkëdhelëse nga Struga përsëri mbeten pezull – Në vend të punësimit, atyre u janë ndërprerë kontratat e punës
21 përkëdhelëse nga Struga përsëri mbeten pezull – Në vend të punësimit, atyre u janë ndërprerë kontratat e punës

Gazetar: Miki Trajkovski
Në vend të zgjidhjes së problemit, siç ishte paralajmëruar, 21 përkëdhelëse dhe edukatore në çerdhet e Strugës nga muaji qershor nuk kanë shkojnë në punë, shkruan Alsat.
Kontratat e tyre nuk janë vazhduar për muajt qershor, korrik dhe gusht, që do të thotë se ato do të qëndrojnë në shtëpi gjatë gjithë verës.
Edukatoret prej vitesh punojnë me Kontratë në vepër dhe me pagë prej vetëm 10 mijë denarësh, pa sigurim shëndetësor dhe pensional.
Të zhgënjyera nga sjellja nënçmuese e autoriteteve, ato nuk deshën të flasin para kamerave. Drejtoresha e çerdhes Sanja Koleska Sërboska ka dhjetë ditë që nuk u përgjigjet telefonatave dhe pyetjeve të Alsat-it.
Pyetje për drejtoreshën Sanja Koleska Sërboska
- Pse ende nuk ka zgjidhje për përkëdhelëset?
- Pse përsëri u larguan nga puna?
Ato morën premtime nga pushteti lokal dhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se problemi do të zgjidhet, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Nga Ministria e Punës në shkurt deklaruan se kanë gjetur para vetëm për shtatë prej tyre, por asnjëra nga përkëdhelëset nuk morën vendime pune. Sindikata e punonjësve të çerdheve me mbështetje të plotë për koleget e tyre.
“I bëjmë thirrje komunës dhe ministrive kompetente që sa më shpejt ta zgjidhin problemin, sepse realisht ka nevojë për zgjidhjen e statusit të punës së kolegeve të përkohshme. Kemi shumë fëmijë, grupe të mëdha dhe kuadër jo të mjaftueshëm. Kopshti nuk mund të funksionojë në të ardhmen”, tha Milka Dolinska – kryetare e sindikatës.
Me problemin e njëjtë përballen edhe përkëdhelëset e kopshteve nëpër të gjithë territorin e vendit.
“Numri është mjaft i madh, sigurisht janë mbi 400-500 të punësuar, ndoshta edhe më shumë, të cilët janë të punësuar nëpërmjet pushtetit lokal, pra nëpërmjet agjencive të punësimit të përkohshëm dhe paguhen në mënyrë paushalle, pra me paga shumë të ulëta, ndonjëherë edhe nën pagën minimale”, u shpreh Jakim Nedelkov – kryetar i SASHK-ut.
Nedelkov thotë se dukuri të tilla janë kundër ligjit dhe kërkon që urgjentisht të gjendet zgjidhje./ Alsat.mk