Njihuni me dhelprën që këndon! Dhe dëgjoni se çfarë ‘këndon’ ajo?
Ndërsa disa dhelpra bërtasin, kjo këndon. Dëgjoni se si Yesenia, një dhelpër 4-vjeçare në Kirishi, Rusi, krijon një melodi të lumtur pasi u shpëtua nga një fermë lesh.
Kjo dhelpër e adhurueshme dëshiron ta bëjë zërin e saj të dëgjuar, kështu që ajo i përgjigjet pronarit të saj me këngë. Irina Shchekoldina, 42, nga Kirishi, Rusi, shpëtoi dhelprën e saj katër vjeçare, Yesenia, nga një fermë dhe i dha asaj një jetë të re.
Që kur u bë pjesë e familjes Yesenia me siguri e ka gjetur zërin e saj – në veçanti, zërin e saj për të kënduar. Irina vuri re se Yesenia po këndonte përsëri kohët e fundit, kështu që ajo filmoi dhelprën ndërsa ulërinte melodinë e saj.








