Njihuni me jahtin luksoz “fluturues”

Njihuni me jahtin luksoz “fluturues”

Një jaht luksoz, rreth 75 metra i gjatë, jo vetëm që do të navigojë, por edhe do të “fluturojë” mbi det. Me një çmim rreth 90 milionë dollarë, Plectrum, i krijuar nga italianët e Lazzarini Design Studio, aktualisht është vetëm një koncept, por nëse bëhet realitet, do të jetë aq i lehtë saqë do të ngrihet mbi ujë me një shpejtësi mbi 130 km/h. Jahti ka 6 kabina për miqtë, pishinë, helipad, garazh për makinat dhe garazh për mjetet e ujit. Ende nuk ka një datë për prezantimin e Plectrum apo daljen e tij në treg.

LEXO EDHE:

Back to top button