Noizy paralajmëron këngë të re në bashkëpunim me Dudën

Noizy paralajmëron këngë të re në bashkëpunim me Dudën

Ata kanë disa bashkëpunime por duket se kjo nuk është e tëra për reperët e njohur shqiptarë, Noizy dhe Duda.

Kjo pasi dyshja e njohur kanë në mend që ta sjellin një tjetër këngë të re së bashku.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet Noizy me një postim të fundit të shpërndarë në rrjete sociale.

Ai ka publikuar një imazh nga koncerti i tij i fundit “Alpha Show” ku shfaqet bashkë me reperin gjilanas.

“Muzikë e re?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Megjithatë, të njëjtit nuk kanë ndarë detaje të tjera se për çfarë saktësisht bëhet fjalë apo kur parashihet që të lansohet.

“That Fire”, “Krejt u pa”, janë dy nga projektet më të famshme të Dudës dhe Noizyt.

LEXO EDHE:

Back to top button