Norma bazë e interesit mbetet në 4 për qind

Gazetar: Angell Dimovski

Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 4 për qind. Guvernatori i Bankës Popullore Trajko Sllaveski thotë se tani për tani nuk ka nevojë për masa shtesë, por institucioni po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të reagojë nëse është e nevojshme

“Nëse efektet dytësore të rritjes së çmimeve të energjisë transferohen në rritjen e çmimeve të mallrave të jetesës, dhe natyrisht masa shtesë janë në dispozicion nëse vendoset kështu, por kjo nuk është përgjegjësi e Bankës Popullore për të mbështetur disa sektorë, siç është sektori i transportit, ndërsa rekomandimi për ne, qytetaret, për Qeverinë në situata të tilla është të përdorim të gjitha mundësitë për kursime”, deklaroi Trajko Slavevski, Guvernator i Bankës Popullore.

Mes pasigurisë në rritje dhe presioneve ekonomike, ministrja e financave Gordana Dimitireska Koçoska, bëri thirrje për kujdes dhe masa shtrënguese.

“Duhet të kursejmë, kompanitë duhet të kursejnë, familjet duhet të kursejnë dhe ne të gjithë duhet të kursejmë. Sepse askush nuk e di se sa do të zgjasë dhe ajo që më shqetëson më shumë është se sa do të kenë nevojë objektet, që tani janë shkatërruar ku prodhohet nafta, sa kohë do të duhet të kthehen në gjendjen e tyre të parë, ndoshta lufta do të përfundojë pas një jave nga sot”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska, Ministre e Financave. 

Duke pasur parasysh zhvillimet në nivel global dhe pritshmëritë e rritjes së inflacionit, Guvernatori njofton mundësinë për të rishikuar parashikimet e inflacionit. / Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button