Normalizohet trafiku në rrugën Mavrovë – Dibër, pastrohen mbetjet nga shembja e dheut

Janë pastruar mbetjet nga shembja e  dheut në aksin rrugor Dibër – Mavrovë, ku që nga mbrëmja e djeshme kishte ndërprerje të tërësishme të komunikacionit.

LAMM njofton se komunikacionin në këtë aks rrugor është normalizuar tërësisht.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër disa rrugë ka lagështi.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana maqedonase nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky vendim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2021.

LAMM rekomandon që të vozitet me shpejtësi të adaptuar, të respektohen sinjaleve në komunikacionit. LAMM apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjese në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LEXO EDHE:

Back to top button