Nuk jepen detaje për shitjen e tokës bujqësore

Toka bujqësore shtetërore do të shitet. Para një muaji, kryeministri Zoran Zaev e shpalosi këtë ide në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Tani konfirmon se qytetarët dhe ndërmarrjet do të kenë mundësi të blejnë tokë të punueshme nga shteti, e cila përveç përfitimit, leverdi do të ketë edhe ekonomia e vendit. Por, nga Ministria e Bujqësisë dhe nga Qeveria nuk zbulojnë ende detaje.

Ministria e Bujqësisë

“Gjithçka në lidhje me shitjen e tokës bujqësore nuk mund ta shpalosim tani sepse është ende herët, është në fazën e analizës.”

Mbeti pa përgjigje se cilat do të jenë kushtet dhe çmimi për blerjen e tokës shtetërore. Nga ana tjetër, bujqit kërkojnë analizë gjithëpërfshirëse para se të fillojë shitja, pasi gabimet e Qeverisë mund t’u kushtojnë atyre që punojnë në fusha tërë jetën. Mbi 80 për qind në vend janë bujq individual.

“Të gjithë fermerët ose shumica e tyre kanë marrë tokë nën koncesion. Dhe nëse dikush vjen nesër dhe e blen tokën, ata do të mbeten pa të ardhurat e tyre, për të cilat kanë punuar për shumë vite duke investuar në bujqësi. Ndërsa nuk do të jenë në gjendje të japin ofertë më të lartë kur të vijë koha e shitjes’ deklaroi Vaska Mojsovska kryetare e Federatës së Fermerëve.

 Fermerët më tej kanë frikë se pas blerjes së tokës bujqësore në pronësi të shtetit, investitori do të përpiqet tа shndërrojë tokën e njëjtë në tokë ndërtimore, dhe në vend të produkteve bujqësore të shfaqet një objekt që do të përdoret për ndonjë qëllim tjetër. Kryeministri Zaev siguron se kjo nuk do të ndodhë, dhe se rreth 30 për qind e tokës bujqësore të vendit do të jetë në shitje.

“Arsyeja për këtë është sepse nuk ka investime në bujqësi. Nuk ka kredi, ose bankat nuk u japin hua për vreshta, ata kërkojnë ta kenë tokën. Shteti, përveç se do të gjenerojë të ardhura të mira, toka do të mbetet këtu, askush nuk e merr jashtë’ pohoi Zoran Zaev –Kryeministër.

Qeveria vlerëson se në tre vitet e ardhshme, shteti do të mbledhë rreth 300 milion euro nga shitja e tokës bujqësore.

Ile PEtrevski

LEXO EDHE:

Back to top button