Nuk ka ndarje profesionesh, edhe gratë punojnë si zdrukthëtare

Nuk ka ndarje profesionesh, edhe gratë punojnë si zdrukthëtare

Gazetar: Adnan Qaili

Nuk ka më profesione të ndara për meshkuj dhe për femra, tani si zejtare punojnë edhe gratë. Madje ka tashmë edhe zdrukthëtare. Nga Oda e Zejtarëve thonë se fakti që nuk kemi më ndarje profesionesh nuk ka paragjykime se një grua duhet të drejtojë një biznes të caktuar si estetiste dhe një burrë duhet të bëjë një biznes tjetër, siç është mekaniku i makinave. Nga Oda e Zejtarëve thonë se problemet më të mëdha që përballen gratë sipërmarrëse janë përgjegjësitë e mëdha administrative që duhet të menaxhojnë në drejtimin e një biznesi.

“Vlerësoj se femrat nuk janë mjaftueshëm të inkurajuara për pavarësim, prandaj me ndihmën e rrjetit tonë duam t’ju mundësojmë me këshilla praktike. Gratë janë më të kujdesshme kur marrin vendim të nisin biznesin e tyre, për dallim nga meshkujt më lehtë e bëjnë. Por, gratë që do ta kalojnë këtë sfidë për të nis një biznes më vonë do ta kenë shumë më lehtë se meshkujt për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre”, tha Ralf Helleri, Drejtor i Odës së zejtarëve në Gjermani.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se disa nga gratë që jetojnë në zonat rurale ende ballafaqohen me keqkuptime tradicionale për faktin se një grua duhet të largohet nga shtëpia dhe të jetë e pavarur financiarisht. Në mesin e 30 sipërmarrëseve që morën certifikatat sot ishte Shpresa Seilimi.

“Kjo është shumë e rëndësishme për mua personalisht por edhe për gjeneratat e ardhshme, përndryshe si mentor kam edhe shumë nxënëse, të cilat ta shohin si shembull që secila grua mundet të arrijë këtë si sot”,u shpreh Shpresa Selimi, Make UP artiste.

“Me kalimin e kohës të gjitha barrierat po bien dhe gratë janë më të suksesshme në çështjet biznesore dhe arrijnë sukses. Është edhe ndihma e pushtetit qendror dhe lokal që i mbështetin ‘Start up’ bizneset që për dikë janë para të vogla 3-4 mijë euro, por për një biznes të vogël është një shtysë që ndihmon të bësh hapin e parë”, thekjsoi Zejxhane Celina, Sipërmarrëse.

Të ftuar në konferencë ishin përfaqësues të organizatave nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Ukraina, Serbia. Konferenca mbështetet në kuadër të projektit “Mbështetje për sipërmarrjen e grave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën”, e përkrahur edhe nga shteti gjerman. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button