Nuk ka përgjegjësi për eurobondin e dështuar, Besimi nuk tregon se ku qëndron faji

Nuk ka përgjegjësi për eurobondin e dështuar, Besimi nuk tregon se ku qëndron faji

Gazetar: Ile Petrevski

Askush nuk do të mbajë përgjegjësi për eurobondin e dështuar, pasi eurobondi i ri është me normë më të lartë interesi dhe do të duhet të kthejmë më shumë para. Në vend që të thotë se ku është faji, ministri Fatmir Besimi gazetarëve u mbajti leksione financiare se si janë shpenzuar paratë nga buxheti. Por ai thotë se rritja e normës së interesit nuk do të thotë  eurobond më i shtrenjtë sepse ka pasur një ndryshim në lëvizjet e inflacionit.

“Nëse shikojmë 600 milionë euro në shkurt dhe nëse ishin 600 milionë tani, vetëm me një instrument që është evident, janë në të njëjtat shpenzime, nëse mendohet se 100 milionë do shkonin me mbështetje buxhetore”, deklaroi Fatmir Besimi Ministër i Financave.

Qeveria në të ardhmen do të propozojë një ligj me të cilin emetimi i eurobonove nuk do të varet vetëm nga Ministria e Drejtësisë. Ndryshe nga Besimi, kolegu i tij nga Fatmir Bytiqi, thotë se nëse konstatohet se dëmi është shkaktuar nga faktori njeri, atëherë do të kërkojë përgjegjësi.

“Përgjegjësia nuk mund të jetë gjithmonë kolektive, ajo duhet të jetë personale”, tha Fatmir Bytiqi, Zëvendëskryeministër për Ekonomi.

Dy javë më parë, Qeveria e anuloi eurobondin për faktin se Ministria e Drejtësisë mbeti pa ministrin Tupançevski dhe pikërisht ai duhej të firmoste emetimin e këtij dokumenti financiar për kredi. Eurobondi kapte vlerën 600 milionë euro me interes 6.25 për qind dhe afat shlyerje katër vjeçare. Eurobondi i ri ka vlerë prej 500 milionë euro, por me interes 6.96%. Sipas përllogaritjeve, vetëm në bazë të interesit, vendi duhet të kthejë 18 milionë euro më shumë se eurobondi i dështuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button