Nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë transport falas edhe gjatë verës

Nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë transport falas edhe gjatë verës

Gazetare: Melihate Rustemi

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka dorëzuar në Kuvend propozimin për zgjidhje ligjore për Arsimin e Mesëm, i cili parasheh transport publik falas për nxënësit e shkollave private, ata që jetojnë në një distancë më të vogël se 2.5 kilometra nga shkollat, nxënësit me aftësi të kufizuara dhe nxënësit që bëjnë praktikën feriale. Nga Unioni presin që kërkesa e tyre të miratohet pas një procedure të shkurtër, me mbështetjen e të gjithë deputetëve.

“Presim që ky propozim ligj të kaloj me procedurë të shkurtër. Nëse propozimi nuk kalon në afat prej dy muajsh ne si Union i Shkollave të Mesme do të dorëzojmë iniciativë te Gjykata Kushtetuese që të vlerësoj kushtetutshmërinë e ligjit aktual”, u shpreh Lluka Paviqeviq, Unioni I Shkollave të Mesme.

Nxënësit e shkollave private vlerësojnë se mungesa e transportit falas për ta është diskriminuese duke kujtuar se shumë prej tyre në shkolla private janë regjistruar me bursë të fituar.

“Vlerësojmë e ky është një diskriminim I madh ndaj të gjithë nxënësve në shkolla private sepse prindërit tanë paguajnë të njëjtat tatime ndërkohë të drejtat tona janë të pamundshme. Vlerësojmë se kjo duhet të ndryshojë. Përveç në shkollë sigurisht që kemi edhe aktivitete tjera, kurse por problemi kryesor është transporti për në shkollë dhe në anasjelltas”, tha Sara Tosheva, nxënëse në shkollë private.

Me këtë problematikë përballen edhe personat me aftësi të kufizuar.

“Këta persona të rinj janë të diskriminuar në çdo mënyrë në jetën e përditshme, në funksioimn dhe veprimtarinë e tyre. Transporti do të ndihmoj, posaçërisht në lëvizjen e tyre të pakufizuar dhe realizimin e aktiviteteve të t rinjëve”, theksoi Pande Eftimov, Forui rinor arsimor.

Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme thanë se në vitin 2022, gjatë pushimit veror u sigurua transport falas për nxënësit e shkollave të mesme shtetërore, vendim i cili u miratua me konsensus nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Por, siç thanë ata ajo masë ishte ad hoc dhe buxhetore vetëm për vitin 2022 dhe kjo e drejtë nuk iu dha nxënësve të shkollave private dhe atyre me aftësi të kufizuara. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button