Nxënësit iu nënshtruan provimit të dytë të maturës shtetërore

Nxënësit iu nënshtruan provimit të dytë të maturës shtetërore

Gazetare: Melihate Rusetemi

Mbi 15 mijë maturantë sot iu nënshtruan provimit të dytë të maturës shtetërore. Për 3 orë radhazi, maturantët patën mundësi t’i përgjigjen pyetjeve në lëndën që paraprakisht kishin zgjedhur. Interesim më të madh kishte për gjuhën angleze. Sipas maturantëve, testi ishte mesatarisht i lehtë.

“E kemi kaluar më mirë se si e kemi menduar, sigurisht edhe kemi ushtruar. Pjesa e eses ka qenë e tepër e lehtë kundrejt asaj sa i kushton kohë atij provimi” – maturante.

“Prej vitit të parë e deri më tani që kemi mësuar ishin pyetjet, mirë kaluam gjithsesi, ishin jo aq të rënda po mesatare. Ku më tutje, në studime? Akoma s’kam vendosur” – nxënës.

“Arritëm t’i bëjmë të gjitha përgjigjet. Materiali, a ishte ai i katër viteve? Po, ishin pyetjet prej vitit të parë e deri atë të katërt. A kishit ndonjë vërejtje për pyetjet? Jo. Ku më tutje, në studime. Nuk e kam vendos saktësisht por mendoj për shkenca politike”- maturante.

“Pat pak vështirësi në detyra por në përgjithësi gjithçka ka qenë mirë. Në përgjithësi ka qenë ajo që e kemi marr prej profesorëve tanë. Varet edhe prej neve se sa kemi qenë të përgatitur.” – maturant.

“Provimi i sotëm ishte pak i vështirë por besoj që ja kemi kaluar. Ka qenë materiali i gjithë viteve që kemi mësuar. Qëndrova pak më gjatë që të shoh a i kam bë saktë të gjitha pyetjet”. – maturante.

Në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, vetëm 8 nxënës kishin zgjedhur për provim lëndën e matematikës.

“Gjithsej, maturantë kanë marrë pjesë 413 nxënës. Në gjuhën angleze kishte 405 që iu nënshtruan provimit kurse 8 nxënës në matematikë. Është dëshirë e nxënësve, ato vet e zgjedhin lëndën dhe vet vendosin për zgjedhjen e tyre”, deklaroi Arben Memeti, drejtor i Gjimnazit “Zef Lush Marku”.

“Ishim shumë të përgatitur për këtë test. Kemi mësuar vazhdimisht në mënyrë grupore, kemi qenë vazhdimisht në kontakt, pyetjet ishin të pritshme nga ana jonë edhe presim rezultate të mira” – maturant.

Provimi i parë i maturës shtetërore në gjuhë dhe letërsi u zhvillua në 27 maj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button