Nxënësit nga dita e enjte në pushim

Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme nga e enjtja, 31 dhjetor, do të shfrytëzojnë pushimet dimërore që do të zgjasin deri më 20 janar, ndërsa me 21 janar do të vazhdojnë mësimet nga plan programet për gjysmë vjetorin e  dytë të vitit shkollor 2020/2021, transmeton Alsat.

- Advertisment -

Sipas ndryshimeve në Kalendarin për organizimin e punës së shkollave (fillore dhe të mesme), gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor filloi një muaj më vonë, pra më 1 tetor, dhe numri i ditëve të zhvillimit të mësimit është zvogëluar nga 180 në 159.

Pushimet dimërore nisin në të njëjtën periudhë si në vitet e mëparshme, megjithëse kishte kërkesa, nuk  filloi më herët, sepse shumica e numrit të përgjithshëm të nxënësve në vend ndjekin mësimet përmes  internetit dhe sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nxënësit dhe mësuesit paraqesin vetëm më pak se 1 për qind  të të infektuarve me koronavirus, si rrjedhojë shkollat ​​nuk paraqesin burim infeksionit.

Derisa nxënësit do të jenë me pushime, stafi mësimdhënës dhe të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të dërgojnë komente, ide dhe  sugjerime në “Draft-Konceptin për Arsimin Fillor”, deri në 20 janar.

Draft-dokumenti me 48 faqe është postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në pesë gjuhë, respektivisht në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, boshnjake dhe serbe.

Për të përmirësuar përmbajtjen e dokumentit, sugjerimet dhe propozimet duhet të dërgohen në adresën e postës elektronike: [email protected], deri më datën 20 të muajit janar.

LEXO EDHE:

Back to top button