Objektet e gastronomisë në Shkup janë gjysmë boshe, rezervimet janë të rralla

Restorantet dhe kafenetë në të gjithë kryeqytetin janë gjysmë boshe. Kjo ditë do të mbahet mend si dita më e vështirë për pritjen e Vitit të Ri, thonë gastronomët. Vitin 2021 qytetarë do ta presin pa ahengje tradicionale në restorante dhe kafene me muzikë live. Sipas gastronomëve, periudha në vijim do të jetë edhe më e vështirë dhe disa nga pronarët e objekteve gastronomike do të detyrohen ti mbyllin ato.

- Advertisment -

Ajo që po ndodh sot, në prag të Vitit të Ri, tregon se sa tragjike është gjithçka. Fatkeqësisht, njerëzit nuk do të argëtohen si vitin e kaluar, e dini, nuk ka qëndrim me një muzikë të qetë deri 5.5 decibel. Do të jetë edhe më e vështirë në janar dhe shkurt, sepse mendoj se do të ketë mbyllje masive të objekteve gastronomike – tha Trajko Cvetkov, gastronom.

Në prag të Vitit të Ri, Oda e Turizmit dhe Gastronomisë i dërgoi një mesazh shtetit për ndihmë më të madhe financiare, në mënyrë që ky sektor të mbijetojë.

Ndihma nga shteti vlerësohet, por ne apelojmë në vitin 2021 ajo të jetë më e madhe dhe e synuar për të mbështetur turizmin dhe gastronominë, në mënyrë që të mbijetojë. Mjetet janë shpenzuar dhe nëse nuk ka mbështetje më të fortë, shumë nga subjektet afariste do të shuhen. Është shumë e rëndësishme të kesh vazhdimësi në sigurimin e ndihmës ekonomike, d.m.th ajo të vazhdojë nga janari – thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Gastronomët punojnë deri në orën 18. Këto masa kufizuese për objektet hotelierike do të zgjasin deri më 21 janar, në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit, dhe të shmanget rritje e numrit të të infektuarve të ri.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button