Qytetarët: Viti 2020 ishte një nga vitet më të vështirë

Viti që po lëmë pas do të mbet gjatë në kujtimet e njerëzve. Ishte përplot vështirësi dhe krizë ekonomike për shkak të gjendjes së krijuar me Covid 19. Kështu vlerësojnë qytetarët që anketuam në ditën e fundit të vitit 2020 duke shpresuar që një vit I tillë mos të përsëritet kurrë.

“ Jo I kënaqur, nuk është vit I kënaqshëm në përgjithësi. Ndoshta, nëse I sjellin ato vaksinat që I planifikojnë, ndoshta ndryshon diçka. Edhe ekonomia të ndryshoj diçka, nëqoftëse vazhdon kështu, mjerër popullata”.

“Viti 2020 mos të përsëritet kurrë, të kalojë në harresë dhe mos të përsëritet kurrë, këtë e dëshiroj dhe asgjë tjetër. Të jemi pak më të relaksuar, shumë ishim të ngarkuar këtë vit, edhe ju e dini. Vetëm këtë e dëshiroj”.

Përveç krizës ekonomike, qytetarët u përballën edhe me gjendje të rëndë psikologjike për shkak të virusit korona.

“Vit më të keq kurrë nuk kam kaluar. Shumë vit I keq. Kriza ekonomike bashkë me koronën. Me shëndet si keni qenë? E ndryshueshme, gjendja psikologjike nuk është e mirë në këtë periudhë”.

“Keq, rëndë. Me çfarë vështirësi jeni përballur? Me kriznën e parave, me papunësinë. Unë kam restorantin timin, por s’ka punë”.

“Shumë keq, sëmundje ka. Tu jepen ndihma njerëzve që nuk kanë”.

“Më pak punë kemi pas, më pak të angazhuar, më shumë kemi qenë të mbyllur”.

Edhe në ditën e fundit të këtij viti gjithçka ishte ndryshe në qytet. Më pak frekuentim të njerëzve e posaçërisht fëmijëve. Për shkak të gjendjes me virusin korona, fëmijët nuk iu gëzuan ardhjes së babagjyshit të Vitit të Ri.

Mellihate Rustemi

LEXO EDHE:

Back to top button