OBSh: Besimi te vaksinat vendimtar për frenimin e COVID-19

Në një kohë që lajmet e mira për një vaksinë kundër COVID-19 ka sjellë një valë optimizmi, mosbesimi i publikut ndaj imunizimit mund ta bëjë padobishëm efikasitetin e produktit, paralajmëron shefi i sektorit të imunizimit të OBSH-së.

- Advertisment -

“Një vaksinë që mbetet në një ngrirës ose frigorifer ose në një raft dhe nuk përdoret nuk bën asgjë për të ndaluar këtë pandemi”, theksoi Katherine O’Brien në një intervistë.

Të hënën, amerikani Pfizer dhe gjermani BioNTech njoftuan se vaksina e tyre ishte efikase me 90%, sipas rezultateve paraprake të vaksinës së tyre të testuar në fazën e III tek më shumë se 40 000 persona, raporton ATSh.

Profesoresha O’Brien theksoi se këto rezultate, edhe pse paraprake ishin shumë të rëndësishme dhe shtoi se shpresonte tek të dhënat e disa vaksinave të tjera, edhe ato në fazën e fundit të testimit tek njerëzit.

“Nëse të dhënat e plota tregojnë se një ose më shumë prej këtyre vaksinave janë shumë, shumë efektive do të ishte një lajm i mirë për të pajisur kutinë tonë të mjeteve me një instrument të ri kundër pandemisë”, theksoi ajo.

Por, ajo është thellësisht e shqetësuar për dezinformimin dhe teoritë e konspiracionit, kur pandemia është larg nga të qenit nën kontroll dhe tashmë ka shkaktuar gati 1,3 milionë të vdekur.

Ekziston një nevojë për të rritur besimin se OBSH nuk do të bëjë asnjë lëshim mbi sigurinë ose efikasitetin e vaksinave që po vlerëson.

LEXO EDHE:

Back to top button