OBSH e brengosur nga përhapja e koronavirusit para fillimit të gripit sezonal

Organizata Botërore e Shëndetësisë sot paralajmëroi se Kovid-19, sëmundje e cila është shkaktuar nga koronavirusi i ri, me shpejtësi brengosëse po përhapet në disa pjesë të hemisferës veriore, disa muaj nga fillimi i sezonit të gripit dimëror.

“Në disa vende filluam të vërejmë trende brengosëse”, deklaroi Maria Van Kerhov, drejtoreshë teknike e OBSH-së për Kovid-19.

Ajo shtoi se vërehet rritje e numrit të pacientëve në repartet për kujdes intensiv në spitale, posaçërisht në Spanjë, Francë, Mal të Zi, Ukrainë dhe në disa pjesë të SHBA-së.

“Kjo është brengosëse pasi sezoni i gripit ende nuk ka filluar”, shtoi Van Kerhov.

LEXO EDHE:

Back to top button