OBSH heton në laboratorin e Wuhanit

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë vizituan një qendër kërkimore në qytetin kinez të Wuhanit si pjesë e hetimit të tyre për origjinën e pandemisë së koronavirusit.
Wuhan është vendi ku virusi u mendua se kaloi për herë të parë nga kafshët tek njerëzit, edhe pse Kina e ka kundërshtuar këtë.
Shumë shpejt ai u përhap në pjesë të tjera të Kinës dhe më pas në të gjithë botën.
Vizita në Institutin e Virologjisë Wuhan (WIV) konsiderohet si një pjesë kryesore e hetimit të ekspertëve.

Laboratori është një institucion kryesor nën Akademinë e Shkencave të Kinës.
Ai kryen kërkime me koronavirusët nga lakuriqët e natës, të cilët dyshohet se janë burimi i pandemisë.
Teori konspiracioni kanë qarkulluar se virusi mund të ketë shpëtuar nga laboratori, por ekspertët ndërkombëtarë dhe kinezë e kanë hedhur poshtë këtë.

LEXO EDHE:

Back to top button