Oda Ekonomike: Subvencionet në bujqësi nuk japin rezultate

Fermerët kundër biznesmenëve. Rezultati i dobët në sektorin e bujqësisë është për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes së produkteve të tyre dhe jo për shkak të modelit të subvencioneve shtetërore. Çdo ndryshim në mënyrën e subvencionimit duhet të analizohet në hollësi, së bashku me fermerët përpara se të merret ndonjë vendim.
“Çmimet e ulëta blerëse që shumica e blerësve të mëdhenj i kanë ofruar vite me radhë për produktet bujqësore e kanë vënë fermerin në pozitë që të poshtërohet dhe të punojë sa për të mbijetuar. Po të mos ishin subvencionet shtetërore, 180,000 biznese familjare bujqësore, do të kishin ndaluar me prodhimin e ushqimit”, thonë nga Federata e Fermerëve.

Si vend, jemi bërë të varur nga importi i produkteve që mund t’i prodhojmë për shkak të çmimeve të blerjes që mezi e mbulojnë çmimin real të produktit, thonë nga Sindikata e Fermerëve nga rajoni i Strumicës.

Një nga masat më të rëndësishme gjatë prodhimit bujqësor, qoftë prodhimtari bimore apo shtazore, gjëja më e rëndësishme është që prodhuesi ynë bujqësor të arrijë çmim të produktit të paktën disa për qind më të lartë se çmimi i vetë produktit. Produktet tona nuk arrijnë as çmimet e prodhimit, ne kemi ulje drastike të të gjithë sektorit bujqësor -deklaroi Riste Vellkov, kryetar i Sindikatës së Fermerëve.

Propozimi i Odës Ekonomike është që të ndryshojë moduli i subvencionit, në vend që sipas sipërfaqes, subvencionet të jepen për kilogram produkti. Sipas tyre, shteti vitet e fundit ka ndarë 1 miliard euro subvencione për fermerët dhe ky sektor nuk ka arritur ndonjë rezultat.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button