Ohër, asgjë nga premtimi për spitalin mobil

Në oborrin e spitalit përgjithshëm në Ohër, ku ishte paraparë të ngritët spitali mobil, ka vetëm bar. Hapësira as që po përgatitet për ngritjen e një spitali. Situatë e ngjashme është edhe në Strugë por edhe qytete të tjera ku u njoftua se do të ketë spitale të tilla, për të pranuar numrin në rritje të njerëzve të infektuar me virusin korona. Nga spitali i Ohrit thonë se përgatitjet janë në rrjedhe, megjithëse nuk ka asnjë aktivitet në terren.

“Unë pres që e gjithë kjo të zgjidhet deri në Vitin e Ri, por edhe nëse nuk zgjidhet kjo, spitali ka kapacitet dhe shtretër të mjaftueshëm. Ne kemi shtabin tonë të krizës në spital dhe skenarë tonin si ti dëbohen transferojmë disa pjesë të spitalit, siç ndodhi verës me repartin e kirurgjisë. Nëse edhe kjo nuk bëhet, do të duhet të zhvendosemi ose të adaptojmë reparte tjera të spitalit dhe unë mendoj se në asnjë moment qyteti nuk do të mbetet pa shtretër- deklaroi Goran Balev-drejtor i spitalit të përgjithshëm Ohër.

Nga Komuna e Ohrit thonë se sipas marrëveshjes që e kanë nënshkruar me Ministrinë e Shëndetësisë, ata duhet të bëjnë përgatitjet për rregullimin e hapësirës me anë të tamponimit dhe lidhjes së ujësjellësit, kanalizimit dhe energjisë elektrike.

“Ne jemi në fazën e përgatitjes, duhet të përgatisim një projekt për të ditur se ku do të vendosen instalimet, e cila është gjëja më e rëndësishme për momentin, dhe të fillojmë ta rregullojmë hapësirën. Ne nuk kemi marrë një afat deri kur duhet ta mbarojmë hapësirën. Por, nga ana jonë në programet tona të zhvillimit dhe në buxhet, nuk kemi paraparë fonde të tilla. Nga Vetëqeverisja lokale për prokurime publike jemi të informuar se shkaku i situatës me Kovid 19, mund të bëjmë furnizim të vogël dhe të parashihen mjete shtesë, sepse kjo do ti kushtojë pak komunës- pohoi Tome Naneski – menaxher i sektorit për aktivitete komunale në komunën e Ohrit.

Nga spitali thonë se ata kanë mjaft mjekë dhe personel tjetër mjekësor. Një pjesë e stafit që aktualisht punon në spitalin e përgjithshëm do të shpërndahet në spitalin e montuar. Nga spitali i Strugës thonë se ata i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për vendin e propozuar në ministri, dhe presin udhëzime nga atje kur të fillojë ndërtimi.

Miki Trajkoski

LEXO EDHE:

Back to top button