OJQ-të kërkojnë miratimin e ligjeve që ndërlidhen me punën e tyre
OJQ-të kërkojnë miratimin e ligjeve që ndërlidhen me punën e tyre
Gazetare: Linda Ebibi
Sektori civil kërkon më shumë mbështetje nga qeveria. 4 ligje që ndërlidhen me punën e tyre prej kohësh janë bllokuar dhe nuk është ndërmarrë asgjë konkrete për miratimin e tyre, ankohen përfaqësuesit e OJQ-ve.
“Kryeministri i mëparshëm nuk dëshironte të na dëgjojë, nuk donte të na pranojë , kemi bërë shumë përpjekjeje kemi kërkuar shumë mënyra për të arritur deri tek ai, që ta përçojmë zërin e qytetarëve, por ai nuk pranonte, dhe për këtë kemi hyrë në bojkot”, deklaroi Zoran Ilieski, ish anëtar i Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile.
Qeveria u zotua se do të hartojë ligje të reja për shoqëritë civile, ndërsa do të ndryshojë edhe mënyra e sponzorizimit të tyre.
“Qeveria do të garantojë siguri juridike dhe hartojë ligje i referohen organizatave qytetare. Përmes debateve dhe me partneritet me sektorin civil, do të miratohet ligj i ri për shoqatat civile dhe fondacionet. Do të zbatohet reformë gjithëpërfshirëse në sistemin për sponzorizim për organizatat që kryejnë veprimtari publike”, tha Igor Janushev, sekretar I përgjithshëm Qeverisë.
Shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut tha se pa bashkëpunimin me shoqërinë civile, vendi nuk mund të bëhet pjesë e BE-së.
“Fillimi i negociatave me BE-në dha një sinjal të fortë për përcaktimin tuaj si shtet. Ky hap ka sjellë mobilizimin e madh të institucioneve që bashkërisht me sektorin civil të sjellin ndryshime të nevojshme në shoqëri. Për të shkuar drejt BE-s nevojitet mbështetje dypalëshe, përkushtim politik dhe aktivitet i shoqërisë civile”, u shpreh Ben Nupnau, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.
Në debatin e organizuar nga shoqëria civile pjesëmarrësit theksuan rendësin e organizatave civile, si dhe nevojën e bashkëpunimit të tyre me institucionet shtetërore. /Alsat.mk