OKB: Niveli i kequshqyerjes së fëmijëve në veri të Gazës është “ekstrem”

OKB: Niveli i kequshqyerjes së fëmijëve në veri të Gazës është “ekstrem”

Organizatat e Kombeve të Bashkuara thanë se niveli i kequshqyerjes së fëmijëve në veri të Gazës është “posaçërisht ekstrem” dhe rreth tri herë më i lartë sesa në jug të enklavës palestineze, ku ka më shumë qasje në ndihma. Përfaqësuesi i OBSH-së për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, tha se një në gjashtë fëmijë nën moshën 2-vjeçare në veri të Gazës përballet me kequshqyerje akute. Në ditët e fundit, të paktën 15 fëmijë kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes dhe dehidrimit në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës. Përveç kequshqyerjes, është rritur rreziku edhe nga sëmundjet ngjitëse. Ndërkohë sulmet e fundit izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 97 persona dhe kanë plagosur 123 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë vende të botës kanë kërkuar që Izraeli të ulë intensitetin e sulmeve dhe të mbrojë sigurinë e civilëve. Ndërkohë, diskutimet për një armëpushim të mundshëm në Kajro përfunduan pa një marrëveshje. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button