Olta Xhaçka emërohet ministre e Jashtme e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale disa ndryshime të reja në kabinetin qeveritar.

Olta Xhaçka emërohet ministre e Jashtme në vend të Genti Cakaj, ndërsa Ministrinë e Mbrojtjes do ta drejtojë Niko Peleshi.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes”, shkruan kryeministri.

Më herët ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj i paraqiti dorëheqjen e kryeministrit Rama, ku pasi renditi disa nga sukseset e arritur që lidhen me OSBE-në, BE-në, NATO-n dhe ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, e konsideron të përfunduar kapitullin e shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare.

Gjithashtu Gent Cakaj shton se nuk dëshiron të jetë pjesë e angazhimeve për fushatën zgjedhoreve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

LEXO EDHE:

Back to top button