Omikron, anulohen spektaklet e fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve
Për te dytin vit, shumë kryeqytete do të të anulojnë festimet për natën e ndërrimit të viteve si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit. Në Athinë, autoritetet kanë anuluar festimet e planifikuara, duke ndaluar edhe fishekzjarret mbi Akropol. Edhe Roma është një ndër qytetet që ka vendosur të anulojnë eventet për shkak të shqetësimeve për Covid-in. Gjermania ka njoftuar se do të vendosë kufizime të rrepta nga 28 dhjetori, mes të cilave do të ndalojë edhe festimet masive në natën e Vitit të Ri. Një vendim i tillë do të bëjë që këtë fundvit të mos kemi fishekzjarre në Berlin, në Mynih dhe Frankfurt. Kryeministri francez ka njoftuar anulimin e eventeve publike, ndërsa ka këshilluar personat e vaksinuar të bëjnë një testim përpara natës së Vitit të Ri. Në Izrael mijëra protestues janë mbledhur para rezidencës të kryeministrit Naftali Bennet, për të kundërshtuara kufizimet e ashpra.







