Kompania kaliforniane “OpenAI” prezantoi në faqen e saj një model të ri të inteligjencës artificiale gjeneruese “Sora”, e cila mund të krijojë video të shkurtra bazuar në tekstin e futur.
“Sora është në gjendje të gjenerojë skena komplekse me karaktere të shumta, lloje specifike lëvizjesh dhe detaje të sakta të subjekteve dhe sfondeve. Modeli kupton jo vetëm atë që përdoruesi kërkon prej tij, por edhe se si ekzistojnë gjërat në botën fizike,” ai në faqen e internetit OpenAI.
Kohëzgjatja maksimale e videove në rezolucion “Full HD” është aktualisht një minutë.
Some of the best AI-generated OpenAI Sora text to video AI model videos I have seen so far (19). #OpenAI #Sora #SoraAI pic.twitter.com/zeaLJyOK8B
— Techverse (@intechverse) February 16, 2024
Parimi është mjaft i thjeshtë për përdoruesit, të cilët duhet të shkruajnë vetë një skenar (ose “Prompt”) dhe ta lënë “Sora” të funksionojë, në mënyrë që teknologjia të zëvendësojë disa animatorë me cilësi më të ulët, por edhe të ndihmojë në xhirimet.
Në faqen e saj të internetit, kompania zbuloi disa video “AI” që tregonin Tokion e mbuluar në dëborë, një garë mamuthësh, një grua elegante që ecte rrugëve të kryeqytetit të Japonisë, astronautët në hapësirë dhe më shumë.
#Sora #SoraAI is getting crazy, propaganda will never be the same. pic.twitter.com/eH9zgNApQp
— Postumius Maximius (@PMaximius) February 16, 2024
Sora aktualisht nuk është i disponueshëm për publikun e gjerë, por vetëm për një grup të vogël akademikësh dhe studiuesish të tjerë që po hetojnë rrezikun e mundshëm që mund të lindë nga keqpërdorimi i kësaj teknologjie.
Just witnessed pure magic! 🎩✨ This 27-second video was crafted using the groundbreaking Sora AI technology by OpenAI Game-changer! #SoraAI #OpenAI pic.twitter.com/XELYrZKerM
— RealNews/Fakenews😉 (@RealNewsFun) February 15, 2024








