Opozita kërkon më shumë hapësirë për pyetje në Kuvend

Opozita nuk është e kënaqur me hapësirën që u jepet në seancat plenare për llogaridhënien e ministrave para të zgjedhurve të popullit në Kuvend. Vërejtjet e vjetra u aktualizuan përsëri në seancën e parë për pyetjet e deputetëve ndaj kabinetit qeveritar. VMRO-DPMNE-ja kujtoi LSDM-në se në programin qeveritar kishte premtuar se Qeveria do të japë më shpesh llogari para deputetëve, edhe atë një herë në javë. Debati u përqendrua edhe te procedurat parlamentare.

Në programin e LSDM-së për vitin 2016 thoni se garantoni llogaridhënie para qytetarëve dhe se Qeveria do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve një herë në javë- deklaroi Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se kjo është çështje që mund të zgjidhet me Rregullore nëse ka konsensus.

Sa u takon pyetjeve javore të deputetëve, unë propozoj që në kuadër të asaj që e kemi nisur si ndërhyrje në Rregullore, të bëjmë ndryshime të caktuara, të caktojmë termine se kur do të mbëhen, dhembull, në fillim të secilës jave pyetje deputetësh dhe nuk është kontestuese që të organizohet- tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit

Opozita shqiptare, edhe në këtë përbërje parlamentare ka vazhduar të ankohet për mënyrën e radhitjes së deputetëve që ju bëjnë pyetje kryeministrit dhe ministrave. Vlerësojnë se qëllimisht anashkalohen.

Kjo mënyrë e radhitjes nga ana e kryetarit Talat Xhaferi dëshmon se me siguri dhe me qëllim ai tenton që ta heshtë opozitën shqiptare pasi që i jep VMRO-DPMNE-së të drejtë të plotë që të ballafaqohet me punën e Qeverisë dhe LSDM-së ndërsa opozitës shqiptare i pamundëson që të japë vërejtjet e veta ndaj ministrave shqiptar- tha Skender Rexhepi, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Kryeparlamentari Xhaferi tha se radhitja e deputetëve të opozitës bëhet nga vetë koordinatorët e grupeve parlamentare të opozitës.

Nëse e keni pasur ndërmend që ju të flisni ndër të parët, unë besoj se si koordinator, përskaj nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së Aleksandër Nikollovski, së paku do të ishe i dyti, pse jo edhe i pari, nëse merreshit vesh mes vete- pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit 57:10 – 57:39Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Lista e deputetëve që do të bëjnë pyetje është e përbërë nga 27 emra. Përgjigjet dhe kundërpërgjigjet marrin shumë kohë dhe zakonisht, vetëm deputetët e parë në listë kanë mundësi të adresojnë pyetjet e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button