Opozita kërkon seancë urgjente për çmimet

Opozita kërkon seancë urgjente për çmimet

Gazetare: Fatlume Dervishi

VMRO-DPMNE-ja kërkon miratimin urgjent të propozimeve të saja me të cilët akcizat e derivateve të naftës do të përgjysmohen për 50% dhe TVSH-ja do të ulet në 5% në vend se 18%, siç është tani. Presioni i tyre vjen pas skadimit të masave të qeverisë dhe rritjes së sërishme të çmimeve, shkruan Alsat.

“Qëllimi i vetëm i pushtetit është zbatim i suksesshëm i operacionit të shpëtimit të koalicionit qeverisës kurse qytetarët, për fat të keq, janë dëm kolateral. Bëjmë thirrje për pak logjikë te kolegët e pushtetit dhe të gjithë bashkë në seancë urgjente, përsëris, seancë urgjente, t’i votojmë propozim ligjet për akcizat dhe TVSH-në”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Me rritjen e çmimeve zhvaren qytetarët, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Ata kërkojnë nga pushteti të pranojë propozimet dhe rekomandimet e tyre për zbutjen e krizës që prek qytetarët.

“Urgjentisht, kjo qeveri duhet t’i pranojë propozimet e ASH-së të bëra publike që nga koha para aplikimit të masave anti-krizë, e ato masa janë, ulje e TVSH-së nga 18 në 5%, ulja e akcizës për benzinën nga 22 denarë në 15 denarë dhe për dizelin nga 15.5 denarë në 9 denarë si dhe uljen e marzhës së tregtimit dhe skladimit nga ana e operatorëve të shitjes me pakicë në vlerë fikse prej 3 denarëve”, tha Halil Snopçe, ASH.

Propozimet e të dy partive opozitare ishin hedhur poshtë më herët me shumicë votash nga deputetët e shumicës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button