Opozita kritikon pastrimin e premtuar të gjyqësorit

Opozita vlerëson se njoftimet e Qeverisë për pastrimin e gjyqësorit janë gënjeshtra që nuk do të realizohen kurrë në të vërtetë. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa besojnë se ky proces nuk do të realizohet siç duhet nëse nuk bëhet me monitorimin e ndërkombëtarëve.

 Kemi reterime të dukshme dhe të thella nga deklarimet fillestare nga deklarimet parazgjedhore. Në Maqedoninë e Veriut për 30 vite kemi një ndërveprim mes politikës dhe gjyqësorit dhe është e paimagjinueshme dhe e pamundur të besohet se garnitura qeverisëse do të ketë gatishmëri dhe kapacitet të pastrojë gjyqësorin. Gjyqësori në Ballkan në përgjithësi dhe në Maqedoninë e Veriut në veçanti pastrohet vetëm me një mbikëqyrje të rreptë dhe shumë aktive të një ekipi që do të formohej nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të.”-tha Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Sipas VMRO-DPMNE-së, pushteti do ta shfrytëzojë këtë proces për përfitimet e tij.

Gjyqësia Svarovski dhe “prokuroria tras-tras” u bënë aleatë kryesorë të Zoran Zaevit dhe LSDM-së. Ua kanë pastruar krimin gjatë viteve të kaluara. Pas tre vitesh pasi ua pastruan të gjithë krimin me dëshmi të rreme, tani gënjejnë se përsëri do të bëjnë pastrim, gjë e cila edhe një herë tregon se për synim kanë që t’i vendosin sa më shumë nën kontroll gjykatësit dhe prokurorët. Është gënjeshtër nga ana e Zaevit dhe Qeverisë se do t’i zgjidhin problemet në gjyqësor dhe prokurori.”-pohoi Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE .

Nga LSDM-ja në pushtet besojnë se me pastrimin e gjyqësorit, do të sigurohet sundimi i plotë i së drejtës.

Prioritet sigurisht është gjyqësori dhe pastrimi i tij me qëllim që të sigurohet shtet i fuqishëm dhe efikas i së drejtës që do të sjell drejtësi. Në rend të dytë është lufta e pakompromis dhe joselektive e luftës kundër korrupsionit.”-tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Qeveria prezantoi “Aksionin 21” në të cilin ndër pikat që premtohet është pastrimi i gjyqësorit. Modeli se si kjo do të bëhet nuk është prezantuar akoma, edhe pse ishte njoftuar për 100 ditët e para të Qeverisë. Ajo që dihet është se pastrimi do të mbetet e drejtë vetëm e Këshillit gjyqësorit dhe Këshillit të prokurorëve, të cilët edhe deri më tani e kanë pasur këtë mundësi.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button