Opozita kritikon pushtetin për politika të gabuara ekonomike

Opozita akuzon pushtetin për politika të gabuara ekonomike duke theksuar se nuk po ndërmerr asnjë nismë në zbutjen e situatës me çmimet. LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në se po i gënjen qytetarët edhe për pagat edhe për akcizat, ndërsa BDI del me propozim-masa për të lehtësuar krizën.

“VMRO-DPMNE i gënjeu qytetarët edhe për pagat edhe për akcizat e naftës. Shikojeni këtë lajmin mbrapa meje. Kur VMRO-DPMNE ishte në opozitë kërkonin e premtonin uljen e akcizës së derivateve. E fituan besimin e qytetarëve, i gënjyen qytetarët. Sot që janë në pushtet, kur mund ta ulin akcizën, t’i ulin çmimet, refuzojnë ta bëjnë. Edhe pse nëpër bursat botërore çmimi i naftës ulet, qytetarët e Maqedonisë paguajnë më shtrenjtë,“ deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM.

“Të vendosen çmimet tavan për produktet ushqimore bazë ose të përcaktohet marzhë minimale për këto produkte në mënyrë që të parandalohet abuzimi me çmimet. Së dyti të rritet paga minimale për të paktën 3000 denarë duke filluar nga muaji mars…1:40 Së treti të ulet përkohësisht TVSH-ja për produktet bazë ushqimore, për një periudhë prej 3 muajsh”, deklaroi Sinan Vejseli, BDI.

LEXO EDHE:

Back to top button