Opozita paralajmëron amendamentet ndaj masave të Qeverisë

" "

Gazetar: Mefail Ismaili

Opozita do të ndërhyjë me amendamente në propozim masat e Qeverisë për uljen e akcizës për karburantet si dhe TVSH-në për produktet ushqimore, shkruan Alsat.

Deputetja e VMRO-DPNMNE-së Eli Panova thotë se pushteti LSDM dhe BDI i viktimizon qytetarët. Ajo tha se do të kërkojnë uljen e akcizës së karburanteve për 50 për qind ndërsa për ushqimet në 0 %

“Grupi ynë parlamentar është e pranishme në Kuvend dhe do të marr pjesë, do të debatojë e do të dorëzojë amendamente në drejtim të asaj që qytetarët të fitojnë ligje më të mira dhe të kenë efekt të vërtetë edhe tek çmimi i karburanteve edhe i ushqimit, për shkak se ligjet duhet të sillen për qytetarët”, tha Eli Panova, VMRO-DPMNE.

Me amendamente do të intervenojnë edhe nga ASH, nëse pushteti nuk pranon që akciza për benzinë nga 22 denarë të ulet në 15 denarë, ndërsa ajo e dizelit nga 15 në 9 denarë si dhe TVSH të ulet në nivelin e 18 shkurtit.

“Nëse nuk e pranojnë këtë propozim i cili krejtësisht është në interes të qytetarëve atëherë detyrimisht në procedurë parlamentare na bie që neve të intervenojmë me amendamente për ndryshimet të cilat i theksuam më parë si në TVSh edhe për akcizat e derivateve të naftës”, deklaroi Adnan Neziri, ASH.

Deputetja e LSDM-së, Snezhana Kaleska Vançeva tha se opozita nuk duhet të reagojë me propozime shtesë.

“Kjo është Qeveri politike dhe përgjegjësia e saj është më e madhe. Këtu nuk bëhet fjalë por dialog dhe marrëveshje politike, por për dialog politik kur do të vijnë masat në Kuvend, por Qeveria është ajo që ka legjitimitetin dhe përgjegjësinë të ballafaqohet, ndërsa ajo ballafaqohet në një proces inkluziv në pajtueshmëri Kushtetutën dhe ligjet. Këtu çdo vërejtje e opozitës nuk është në rregull, nuk është objektive”, theksoi Snezhana Kaleska Vançeva, LSDM.

Edhe pse është paraparë që masat e reja më 15 mars të hyjë në rend të ditës në Kuvend, nuk përjashtohet mundësia që Kuvendi të caktojë edhe seancë urgjente gjatë fundjavës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button