Opozita: Qeveria po i fut në borxh qytetarët/ Pushteti: Paratë janë për të ndihmuar ekonominë

Po përfundon debati i përgjithshëm i deputetëve në Kuvend mbi rishikimin e buxhetit. Deputetët e opozitës akuzuan qeverinë se ka shpenzuar miliona në shpenzime joproduktive në vend të projekteve reale.

- Advertisements -

YouTube video

Do të shpenzohen 750 milion euro para që nuk i kemi, që do të thotë huamarrje e re. “Të paktën me këtë rishikim do ta fusni në borxh shtetin dhe qytetarët me 200 milion euro të reja, por ju siguroj se ky borxh do të jetë edhe më i madh, sepse deficiti me siguri do të kalojë shifrën e 6.5 përqind në 2021, dhe në rastin më të mirë do të ishte mbi 900 milion euro”, tha Petar Ristevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Për pushtetin me rishikimin e buxhetit sigurohen para të nevojshme për qytetarët dhe ekonominë, dhe për blerjen e mobiljeve dhe pajisjeve për shkolla dhe kopshte dhe jo për shpenzime joproduktive.

Në rishikimin e buxhetit, saktësisht janë përcaktuar cilat shuma, pse dhe si duhet të shpenzohen deri në fund të këtij viti. Ju e dini shumë mirë që mjetet janë për ekonominë, për biznesin, pse jemi akoma në një periudhë pas krizës, sesa kur ishte një vit më parë kur kriza e koronës ishte në kulmin e saj. Unë mendoj se ky rishikim i buxhetit nuk është hipokrit, por është shumë realist dhe mjetet do të shpenzohen realisht deri në fund të vitit”, theksoi Dime Velkovski, deputet i LSDM-së.

Me rishikimin e buxhetit, investimet kapitale janë rritur me 27 përqind krahasuar me buxhetin fillestar. Deficiti buxhetor do të thellohet për 180 milion euro shtesë, dhe është planifikuar të arrijë 6.5 për qind të PBB-së deri në fund të vitit.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button