Zgjerohet lista e veprimtarive që do të punojnë të dielave

Në vend që të mundësohet që sa më shumë punëtorë të kenë ditë të lirë çdo javë, qeveria e ka rritur numrin e veprimtarive që do të vazhdojnë të punojnë në ditën e fundit të javës. Aktivistët akuzojnë se numri i veprimtarive që do të punojnë të dielën është rrit nga 39 në 41. Alsat kishte qasje në listën e aktiviteteve që do të punojnë të dielën dhe në të përfshihen aktivitete nga fusha e bujqësisë, minierave, industrisë ushqimore, farmacive, transportit, industria e filmit, programi televiziv, zjarrfikësit dhe kujdesi shëndetësor.

Informacionet e Kristina Ampevës nga “Tekstilpunuesi i zëshëm” janë se me rregullore të veçantë do të zgjerohet lista e punonjësve që janë nga të ashtuquajturat aktivitete ndihmëse dhe të cilët të dielën do të duhet të shkojnë në punë në vend që të qëndrojnë në shtëpi.

Nuk e di arsyen pse duhet të punojnë qendrat tregtare, minierat, prodhimi i pllakave, ju lutem. Këtë zgjidhje ligjore e kërkuam sepse para kësaj nuk respektohej puna jashtë orarit dhe nuk është respektuar mundi i punëtorëve”, tha Kristina Ampeva, “Tekstil punues i zëshëm”.

Ministrja e Punës, Jagoda Shahpaska, thotë se ligji po bëhet për të qenë në favor të punëtorëve. Ajo pohon se do të punojnë vetëm ato veprimtari që janë të domosdoshme për funksionimin pa pengesë të shtetit.

Kur them funksionim i domosdoshëm, nuk them për të gjithë të punësuarit në këto veprimtari. Por minimumi i punëtorëve që janë të nevojshëm të kemi energji elektrike, ujë, të punojnë telefonat, mbledhjen e mbeturinave, kujdesin shëndetësor”, theksoi Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Fillimisht, pushteti aktual njoftonte se të dielën në punë do të jenë vetëm punonjësit në veprimtaritë jetike për shoqërinë, të tilla si policia, shëndetësia, zjarrfikësit. Tani aktivistët dhe sindikalistët nuk mund të japin vërejtje as mbi projekt-ligjin sepse shumica parlamentare nuk lejon që të organizohen debate publike me palët e interesuara.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button