Opozita shqiptare pyet pushtetin: Kur do të dorëzohet në Kuvend propozim ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat?

Opozita shqiptare pyet pushtetin: Kur do të dorëzohet në Kuvend propozim ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat?

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Shpërfillja e shqiptarëve nëpër konkurse për punësim, ishte kryetema e pyetjeve të deputetëve të Frontit Europian drejtuar kryeministrit Mickoski. Rina Ajdari konkurset e fundit i cilësoi si skandaloze dhe diskriminuese, pasi sipas saj, në shumë Institucione përfaqësimi i shqiptarëve është nën nivelin e duhur e madje në disa Institucione nuk është pranuar asnjë shqiptar.

“Ligji i ri i ashtuquajtur apo i njohur si ligji i Karakamishevës që pritet të vijë në Kuvend për kinse përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk ka asnjë peshë juridike dhe në shikim të parë duket sikur ligj që është propozuar nga ndonjë organizatë joqeveritare e jo si marrëveshje politike që e ka proklamuar koalicioni VLEN tashmë një kohë të gjatë….. Në të gjitha nenet përmendet respektim dhe orientim, pra mos zbatimi i ligjit nuk do të ndëshkohet por vetëm do të regjistrohet. Barazinë nga e drejtë e zhvendosë në politikë publike”, tha Rina Ajdari – Koordinatore e Frontit Evropian.

Kryeministri Hristijan Mickoski mohon të ketë diskriminim në punësime dhe rikujton BDI-në se pikërisht ata derisa udhëhiqnin me Qeverinë dhe derisa zv.kryeministër i parë ishte Artan Grubi, patën propozuar të shfuqizohet balancuesi.

“Si Qeveri nuk do të tolerojmë keqpërdorim të zyrave për aktivitete sportive në formë të zhonglimeve me topa futbolli, lozje basketboll ose vendosje të tapeteve për joga, krevateve, fjetje në to e të mos flas se çfarë më shumë është bërë në ato zyra. Të gjitha këto të konstatuara nga ana e MPB-së. Po të isha në vendin tuaj, do të më vinte turp të mbroj këtë që është bërë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Ndërkohë kreu i Kuvendit Afrim Gashi tha se me shumë mundësi ligjin për përfaqësim të drejtë i cili mori mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias, Qeveria ta dorëzojë gjatë muajit janar dhe menjëherë ta vendosë në seancë plenare për miratim. /Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button