OSBE/ODIHR: Ndryshime në Kodin Zgjedhor

Maqedonia e Veriut duhet të bëjë ndryshime në Kodin Zgjedhor në një procedurë publike dhe në konsultime të gjerë, gjithëpërfshirës në mënyrë që i njëjti të jetë i harmonizuar me ligjet e tjera dhe standardet ndërkombëtare. Ky është një nga 32 rekomandimet kryesore të ODIHR, në raportin final për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Në këtë raport jashtë vëmendjes nuk është lënë as Komisioni Zgjedhor. Rekomandohet që të  krijohet një përbërje dhe mandate i përhershëm i këtij komisioni, përmes procedurave të qarta dhe transparente për emërimin e anëtarëve. Të sqarohen udhëzimet ligjore për regjistrimin e votuesve. OSBE rekomandon që Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit duhet t’i sigurohen burime të përshtatshme njerëzore dhe financiare për të kryer në mënyrë efikase detyrën gjatë periudhës zgjedhore. Në këtë raport thuhet se duhet të zvogëlohet varësia e servisit publik nga buxheti i shtetit si dhe të ndryshohet  procedura për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Programues.

LEXO EDHE:

Back to top button