Osmani: Diplomacia ka rol të rëndësishëm në promovimin ekonomik të vendit

Ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i ftuar në “Magazina Ekonomike’, flet për rolin dhe rendësin e diplomacisë në promovimin ekonomik të vendit. Sipas tij në shumë vende të botës Ministritë e Jashtme quhen Ministri për punë të Jashtme dhe Tregti. Osmani madje tha se diplomacia ekonomike ka ekzistuar qëkur ekziston diplomacia.
Kohëve të fundit Ministritë e Jashtme riemërohen dhe quhen Ministri për Punë të Jashtme dhe tregti. Sot kam mysafir ministrin e jashtëm të Hungarisë, atje kjo ministri quhet Ministria për tregti dhe punë të jashtme. Që do të thotë se pjesa e këmbimit tregtar, pjesa e bashkëpunimit ekonomik, pjesa e diplomacisë ekonomike çdo dit e më tepër po merr vend e më shumë në rolin e diplomacisë. Për shkak se ekonomia është ajo e cila i lidh vendet. Ashtu që është detyre e jona si Ministri e Jashtme për të përforcuar kapacitetet ekonomikë nëpërmjet rrjetit të përfaqësive tona diplomatike që të prezantojmë mundësit për investime, mundësit për turizëm dhe natyrisht për të gjetur tregje të reja për eksport të produkteve tona”, tha deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.