Osmani: Liberalizimi i vizave për Kosovën, kundërpërgjigje ndaj influencës ruse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se sa më shumë që Bashkimi Evropian zgjat integrimin e Ballkanit Perëndimor, Rusia do të rrisë influencën e saj në rajon.

Për këtë, në fjalimin e saj në Forumin e Prespës që po mbahet në Ohër Osmani ka kërkuar mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe statusin e vendit kandidat. Derisa ka shtuar se Serbia duhet patjetër të pranojë Kosovën.

Sipas saj, BE duhet të përgjigjet në vendet demokratike, të cilat vërtet punojnë për të drejtat e njeriut me qëllim që të lejojnë të gjitha vendet që të jenë pjesë e kësaj.

“Sinqeriteti është shumë i rëndësishëm, sepse ne ashtu e kuptojmë mesazhin e qartë që është dhënë, në Kosovë po ashtu edhe në Serbi, pra Serbia patjetër të pranojë Kosovën, sepse pranimi i përbashkët është zgjidhja e vetme për një stabilitet dhe paqe në rajon. BE-ja patjetër të qëndroj e bashkuar. Pra, në përgjigjen e Rusisë ne duhet të jemi të sigurt se BE-ja dhe uniteti i saj duhet të jetë arma jonë më e fortë dhe të tregojë fuqinë që të fitojë këtë luftë. Dhe, BE-ja të jetë e bashkuar dhe të përgjigjet në vendet demokratike, të cilat vërtet punojnë për të drejtat e njeriut me qëllim që të lejojnë të gjitha vendet që të jenë pjesë e kësaj. Ju duhet të tregoni se jeni kundër Rusisë, të pranohen vizat, të përkrahni kandidaturën tonë. Në statusin e kandidaturës është një shpresë dhe seriozitet që ne presim nga ju… Ne duhet të jemi në Bashkimin Evropian”, ka thënë presidenten Osmani.

“Kjo situatë është shumë e thjeshtë, ju doni të luftoni Rusinë dhe influencën e Rusisë, atëherë pranoni Kosovën, pranoni Kosovën e pavarur dhe lejoni liberalizimin e vizave, përkrahni kandidaturën e Kosovës për statutin e kandidaturës njëjtë si Bosnja. Përkrahni Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dëshironi të luftoni influencën e Rusisë, atëherë përkrahni Malin e Zi që të lëvizë më lart, luftojeni influencën e Rusisë në rajon”, ka thënë Osmani.

Në Forumin e Prespës për Dialog, me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, presidentja Osmani foli për rëndësinë që sot ka një BE e bashkuar dhe e fortë.

“Është shumë me rëndësi që BE-ja të kuptojë se sa më shumë të zgjasë integrimin e Ballkanit Perëndimor, Rusia do të rrisë influencën e saj në rajon. Unë besoj se kjo do të merret në konsideratë dhe do të kemi përkrahjen e BE-së në proceset e ardhshme”, tha Osmani.

Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i zhvillon punimet prej sot deri më 18 qershor./Metro/

LEXO EDHE:

Back to top button