Telekom, donacion në Klinikën e Gjinekologjisë

Telekom, donacion në Klinikën e Gjinekologjisë

Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup ka pranuar një donacion të konsiderueshëm nga Telekomi i Maqedonisë. Është një pajisje moderne, multi-funksionale për anestezi të pacientëve që i nënshtrohen operacioneve të natyrës gjinekologjike dhe obstetrike. Kjo është pajisja e parë e tillë në klinikë dhe në përgjithësi në vend, e ofruar në përputhje me nevojat e klinikës për kujdes më të mirë të pacientëve, shkruan Alsat.

“Telekomi është pjesë e këtij komuniteti dhe ka përgjegjësi të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë dhe mirëqenien e njerëzve në Maqedoni. Ne kemi një detyrim jo vetëm të krijojmë zgjidhje dixhitale të fundit që ndihmojnë njerëzit në jetën e tyre të përditshme, por gjithashtu të marrim pjesë aktive në aktivitete të dobishme shoqërore me interes për të gjithë. Shpresojmë që ky donacion të ofrojë shërbime më të mira gjinekologjike për nënat dhe të porsalindurit, që kanë më shumë nevojë. Si një kompani me përgjegjësi shoqërore, do të vazhdojmë të mbështesim projekte që pasqyrojnë angazhimin tonë për një jetë më të mirë për të gjithë”, deklaroi Nikola Ljushev, Drejtor ekzekutiv i ” Telekomi i Maqedonisë”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button