Osmani nuk lidhet me një datë, më e rëndësishme ishte që Bullgaria ta tërheq veton

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, tha se më e rëndësishme se caktimi i datës për fillimin e negociatave me BE-në, është nevoja që Bullgaria ta tërheqë veton e saj. Osmani shtoi se nëse do të ketë një vendim të tillë nga Sofja, mund të thirret një takim i jashtëzakonshëm online i BE-së.

“Ne nuk jemi të lidhur me datën aq shumë sa me nevojën që Bullgaria të tërheqë veton e saj, dhe për këtë duhet të ketë një periudhë bisedimesh për të kapërcyer çështjet e parashikuara në paketën prej pesë pikash.” Pra, tani gjithçka është reduktuar në parashikueshmëri në Republikën e Bullgarisë. Nga e hëna do të kemi president të zgjedhur, do të kemi kuvend… Dëgjoj se do të konstituohet më datën 24, pra do të kemi dy institucione që do të kenë mandat të plotë”, thotë Osmani.

LEXO EDHE:

Back to top button