Osmani për kritikat për Rezolutën e OKB-së për Srebrenicën: S’ka të bëjë me prishjen e relacioneve me Serbinë, por është obligim njerëzor

Osmani për kritikat për Rezolutën e OKB-së për Srebrenicën: S’ka të bëjë me prishjen e relacioneve me Serbinë, por është obligim njerëzor

Kandidati për president nga radhët e “Frontit Evropian” gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në panelin e hapur me temë në lidhje me kosponsorizimin e Rezolutës së OKB-së për përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan Alsat.

Në lidhje me kritikat, ai thekson që kjo s’ka të bëjë me prishjen e relacioneve me Serbinë, por është obligim njerëzor.

“Kritikat më të mëdha gjatë ditës së djeshme ishin se tentimi i ministrit të Punëve të Jashtme të na grind me miken serbe. E kundërta, kjo nuk është e lidhur me Serbinë, nuk është e lidhur me popullin serb, pasi dënimi i gjenocidit i tejkalon çfarëdo lidhje diplomatike, marrëdhëniet mes shteteve, mes qytetarëve. Këtë e kemi detyrë njerëzore, t’i dënojmë dhe t’i promovojnë faktet me qëllim që ajo asnjëherë të mos ndodh”, tha Bujar Osmani, kandidat për president nga radhët e “Frontit Europian”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button